VIDEO Biden dëgjohet duke sharë, pamjet bëhen virale në rrjetet sociale

news
Advertisement

Videoja e presidentit amerikan Joe Biden duke sharë, është bërë virale në rrjetet sociale.

Advertisement

Në fakt, Biden dje është takuar me kryetarin e For Myers Beach, Rayom Muprhy, dhe në një moment derisa bisedonte me të kishte thënë diçka që u kap nga mikrofonat.
“Askush nuk e luan k… me dikë që e ka mbiemrin Biden”, dëgjohet duke thënë presidenti amerikan.

Megjithatë nuk dihet se për kë ishte “destinuar” ky mesazh, por kryetari i qytetit amerikan në Florida është pajtuar me atë që tha Biden.

“Absolutisht keni të drejtë”, shtoi Murphy.

E mjaftuan këto fjalë që në rrjetet sociale të plasin talljet. Njëri nga komentuesit kishte shkruar: “Ky është presidenti im. Tani e dua më shumë”.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Biden është zënë duke sharë. Në vitin 2010, sa ishte nënpresident, kishte paralajmëruar që Barack Obama do ta ndryshojë ligjin për shëndetësi.

“Është një gjë e k… shumë serioze”, pati thënë Biden.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.