VIDEO | Breshka me dy koka Janus mbush 25 vjeç

news
Advertisement

Breshka, e cila është atraksioni kryesor në muze, gëzon çdo ditë trajtim VIP në shtëpinë e saj. Punonjësit përgjegjës për shëndetin e lajnë çdo ditë, e masazhojnë rregullisht, i nënshtrohet një diete të veçantë dhe monitorohet me kujdes gjendja e saj e përgjithshme.

Advertisement

Breshka me dy koka të quajtur Janus në Muzeun e Historisë Natyrore në Gjenevë të Zvicrës, të shtunën mbushi 25 vjeç dhe me atë rast u larë me furçë dhëmbësh, transmeton britanikja “The Times “.

Dy kokat me dy tru kanë karakteristika të ndryshme, sipas muzeut, dhe ndonjëherë duan të shkojnë në drejtime të ndryshme. Koka e djathtë është më dominuese dhe e majta është më pasive. Ekipi i kujdesit monitoron Janusin për ta parandaluar atë të rrokulliset.
Breshka u çelë nga një vezë në muze në vitin 1997 dhe u emërua pas Janusit, perëndisë së lashtë romake me dy fytyra.

Zoologët thonë se kafsha nuk do t’i mbijetonte një sulmi grabitqar në natyrë, sepse nuk ka vend të mjaftueshëm që të dy kokat të futen nën armaturë.

Breshka ushqehet me fruta dhe perime organike të copëtuara. Ditëlindja përfshinte selfie me Janusin, takimin me ekipin që kujdeset për të dhe një diskutim shkencor rreth çuditshmërisë së dy kokave të tij.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.