(VIDEO) Flet dëshmitari i vrasjes së 28-vjeçarit në Gostivar

news
Advertisement

Viktima mbrëmshme në Gostivar ishte i riu 28 vjeçar Gent Asani . Dëshmitari i rastit që është familjar i viktimës, ka rrëfyer për Gostivari Sot atë që pa me sy në momentet e vrasjes së 28 vjeçarit, Gent Asani.

Advertisement

Dëshimtari tregon që viktima kishte qenë duke u kthyer në shtëpi. Ka kontaktuar pak çaste para aktit makabër me familjarët dhe ka shkuar në shtëpi për të darkuar. Gjersa ka qenë duke hyrë në oborrin e shtëpisë, dorasi e ka sulmuar me armë zjarri.
“Isha në shtëpi dhe papritur dëgjuam zëra nga shtëpia e viktimës. Dola në ballkon dhe pashë nënën e tij duke qarë pranë viktimës. Viktima ishte i shtrirë për toke. Vrapuam dhe bashkë me disa persona të tjerë shpejtuam ta dërgojmë në Spital. Pasi e dorëzuam tek njësia e urgjencës, pak minuta më vonë na njoftuan që viktima nuk ka shenja jete”, rrëfen dëshmitari i rastit.

Familjarët por edhe miqt e tij, thonë që i ndjeri ishte njeri i qetë, i dashur dhe i afërt me njerëz. Shprehin habi se si arriti të vritet një djal që nuk ishte armiqësi me askend. /GostivariSot

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.