Sofje – Seanca e rregullt e Kuvendit Popullor bullgar sot u ndërpre për shkak të një incidenti serioz dhe përleshjeje fizike mes deputetëve, që ndodhi para syve të publikut dhe kamerave televizive.
Incidenti shpërtheu në momentin kur ministri i Energjisë në dorëheqje, Zhecho Stankov, po fliste nga foltorja e kuvendit dhe po përgjigjej në pyetjet e deputetëve nga koalicioni “Vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, lidhur me projektin për ndërtimin e bllokut të shtatë dhe të tetë të centralit bërthamor “Kozloduj”.
video –
Sofj
Paralelisht me debatet, në sallën plenare shpërtheu një diskutim i ashpër mes Gunay Daloolu nga “DPS – Fillimi i Ri” dhe Radostin Vasilev, lider i partisë “Moral, Bashkim, Ndershmëri” (MBN). Konflikti verbal u përshkallëzua shpejt në një përleshje fizike, ku sipas videove nga salla kishte shkelma, shtyrje dhe përpjekje për të goditur me grusht.
Përveç përleshjes fizike, të dy deputetët shkëmbyen fjalë të rënda dhe kërcënime, gjë që e përkeqësoi më tej atmosferën dhe shkaktoi reagime tek deputetët e tjerë.
Për shkak të seriozitetit të incidentit dhe me qëllim qetësimin e situatës, kryetarja e parlamentit, Raya Nazaryan, u detyrua të shpallë një pauzë të seancës deri në orën 11:00.
Aktualisht nuk ka informacion zyrtar nëse do të merren masa disiplinore ose ligjore ndaj deputetëve të përfshirë, ndërsa publiku pret reagime të mëtejshme nga drejtuesit parlamentarë.