Vjedhje si në filma në Shkup, u vihet flaka disa bankomatave

news
Advertisement

Vjedhje e rëndë sot herët në mëngjes ka ndodhur në qendrën tregtare Point Retail Park në Veri të Shkupit, shkruan gazeta KOHA.

Advertisement

Katër persona të armatosur me kallashnikovë dhe të maskuar me maska në kokë, me ndihmën e eksplozivit kanë shpërthyer bankomatet para dyqanit Waikiki në këtë qendër tregtare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 në mëngjes, kur nga një veturë e llojit Passat Karavan, dalin katër personat me kallashnikovë dhe e vënë eksplozivin të bankomatet. Pas disa sekondave ndjehet shpërthimi i madh, ndërsa më pas, hajnat i mbledhin paratë e bankomateve, raporton KOHA, ndërsa e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve.

E gjithë vjedhja ndodhë para syve të personave përgjegjës për sigurimin e qendrës tregtare, megjithëse njërin prej tyre e kapin personat e armatosur dhe nën kërcënimin e armës e largojnë nga bankomatet.

Në vendngjarje policë të shumtë të shoqëruar nga prokurorë po kryejnë hetime.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.