“Vlon” në BDI/ “Grupi i Zjarrit” dëshiron ta shpëtoj Ahmetin nga Grubi!

news
Advertisement

“Ne nuk jemi kundër Ahmetit, qëllimi është që të shpëtojmë edhe BDI-në edhe Ahmetin që lideri të mos e pësojë fatin e Arben Xhaferit dhe Menduh Thaçit, dmth në krye të partisë duhet të jetë Artan Grubi, dhe Ahmeti të jetë vetëm president formal, thonë të pakënaqurit në BDI. Grupi i “zjarrit” nga BDI do ta udhëheqin betejën edhe institucionalisht, përmes interpelancave për të gjithë ministrat nga BDI. Ata nuk janë kundër liderit Ali Ahmeti, por qëllimi është që të shpëtohet edhe BDI edhe Ahmeti që lideri të mos e pësojë fatin e Arben Xhaferit dhe Menduh Thaçit, pra partia të jetë në krye të Artan Grubit, e Ahmeti të jetë vetëm kryetar formal, “BDI po fundoset”. Synimi është që të ndalohet rënia e BDI-së sepse kështu po shkojmë në shkatrim. Pas disfatës në zgjedhjet lokale në Tetovë, nuk duhet të lejojmë humbje të reja. Njësia e gjashtë i jep gjysmën e deputetëve shqiptarë dhe nëse nuk e ke komunën humb zgjedhjet. Ne nuk jemi kundër Ali Ahmetit, përkundrazi, duam që ai të mbetet kryetar, por jo të jetë president formal dhe ta udhëheqë partinë Artan Grubi. Kërkojmë që të zëvendësohen të gjithë ministrat me Grubin në krye dhe përmes organeve të partisë të zgjidhen ministra që do të kenë legjitimitet, sepse këta aktualët nuk e kanë mbështetjen e bazës. Ne nuk kërkojmë pozita për ne, por që ministrat të jenë ata që i sollën votat dhe fitoren e BDI-së.

Advertisement

Gjatë zgjedhjes së ministrave i kërkojmë Ahmetit që të konsultohet me organet e partisë, me ne, e jo t’i zgjedhë nëpër lokale dhe çështje të rëndësishme politike për të sjellë një rreth të ngushtë njerëzish pa asnjë debat partiak”, thotë një përfaqësues nga grupi i “zjarrit”. Hapi i tyre i ardhshëm është të shpjegojnë publikisht pakënaqësinë e tyre dhe të shtjellojnë se për çfarë po luftojnë, dhe në terren ata do t’i shpjegojnë anëtarësisë qëllimet. /slobodenpeçat/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.