VMRO-DPMNE: Funksionarët e BDI-së dhe LSDM-së fshehin pasuri prej 30 milion eurove

news
Advertisement

Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE, akuzon se 123 funksionarë të LSDM-së dhe BDI-së fshehin pasuri me vlerë 30 milion euro.

Advertisement

Ai shprehet se posedojnë lista se kush ka shtëpia, vila, banesa, vikend shtëpia, hapësira afariste të cilat fshihen nga sytë e opinionit, informon Zhurnal.

“Në këtë listë janë funksionarë shtetërorë, kryetarë të komisioneve, drjetorë, njerëz udhëheqës të institucioneve. Pesë vite pushtet të LSD-së, 123 funksionarë të emëruar në pozita shtetërore fshehin pasuri me vlerë 30 milion euro. I posedojmë të gjitha detajet. Këto pasuri janë sekrete dhe të njejtat nuk evidentohen nga Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit. Këto 123 funksionarë kanë shkelur ligjet dhe fshehin pasuritë e tyre. Nuk besojmë se bëhet fjalë për lëshim sistematik, por për fshehje sistematike të banesave, shtëpive, hapësirave afariste, pjesë në kompani dhe depozite”, thotë Petrushevski.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.