Vuçiç mesazh popullit të tij: Nuk do të ketë dorëzim në lidhje me Kosovën, Serbia do të fitojë

news
Advertisement

Presidenti Serbisë, Aleksandër Vuçiç përmes një postimi në Instagram ka shkruan se nuk do të ketë dorëzim në raport me Kosovën dhe Mitrovicën.
Sipas tij duhet të respektohen të gjitha të drejtat e serbëve dhe të respektohen të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruar nga dy vendet.

Advertisement

Vuçiç: Nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim, ky është vendimi i Serbisë dhe mesazhi im për popullin tonë në Kosovë e Mitrovicën, i cili edhe një herë është i detyruar të mbrojë vatrat e tyre në barrikada.

Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet ZSO, të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të Serbisë dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse vetëm kështu mund të fillohet normalizimi i marrëdhënieve dhe jetës së të gjithë neve. Ne vazhdojmë luftën me të gjitha mjetet ligjore për paqen, për një jetë më të mirë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Serbia do të fitojë!

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.