Vuçiq: Kemi marrë propozim për ”Kornizë të re” të negociatave në Bruksel

news
Advertisement

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka deklaruar se gjatë takimit me emisarët e Olaf Sholcit dhe Emanuel Makronit, ka marrë një propozim për një “kornizë të re” të negociatave në Bruksel që do të rezultonte me zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës

Advertisement

“Fuqitë më të mëdha perëndimore plus Turqia, sic më thanë, duan zgjidhjen e këtyre problemeve për shkak se Evropa është në luftë dhe konform marrëveshjes eventuale ata do ta kishin ma lehtë për t`ju kundërpërgjigjur Putinit rreth cështjes së presedanit juridik për t`ia dhënë pavarësinë Kosovës dhe më pas do të thonin është arritur marrëveshja. Nëse Krimea dhe Ukrainë arrijnë marrëveshje – mundet, kurse pa këtë nuk mundet” – tha Vuçiq.

Presidenti serb ka theksuar se Serbia është shndërruar në dëm kolateral në përplasjen e fuqive të mëdha dhe sic ka thënë, sjelljes së tyre joparimore në të kaluarën.

Para takimit me emisarët gjerman dhe francez, Presienti serb në Instagram kishte shkruar se po bisedohet për të ardhmen e Serbisë dhe se nuk do të ketë njohje të Kosovës.

Vuçiq ka thënë se në takim me diplomatët evropianë ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por se është e gatshme për zgjidhje kompromisi, duke mos dhënë detaje se çfarë nënkupton me zgjidhje kompromisi.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.