Vuçiq për planin “franko- gjerman”: As nuk e kam pranuar e as refuzuar, jam gati për negociata

news
Advertisement

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq të dielën ka konfirmuar takimin në Bruksel me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin nën ndërmjetësimin e BE’së.

Advertisement

Vuçiq ka folur edhe rreth propozimit franko gjerman. I pyetur nëse ka mundësi të përmirësohet propozimi gjermano-francez në favor të Serbisë, Vuçiq ka thënë se vendit të tij nuk i janë dhënë shanse për këtë. Por ka rikonfirmuar se ka dërguar përgjigje me shkrim.

“Dhe si mund të përmirësohet? Ndryshe nga të gjithëdijshmit që as nuk e kanë parë, nuk e kam komentuar asnjëherë në detaje, megjithëse kam shkruar një përgjigje të detajuar që është një përgjigje e gjerë dhe serioze. Nuk e komentova sepse e lash mundësinë për ndryshime dhe bisedime. Por nëse më pyesni, nuk po them se e kam pranuar apo refuzuar, sepse jemi gati për bisedime, në bazë të atij dokumenti. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, por thjesht nuk na dhanë një shans”, tha Vuçiq.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.