Nga Arianit Xhaferi:
Edhe unë dua stadium në Tetovë, po për mendimin tim – stadiumi nuk do bëhet, (së paku) jo nga koncesioneri aktual… Fondet nuk mungojnë, sepse ashiqare, koncesioneri i stadiumit investon disa qindra miliona euro në industrinë automobilistike… Mungon interesi sepse një investitor i tillë si koncesioner llogarit për sa kohë do e nxjerrë investimin dhe sa -fish do e shtojë investimin e tij… Stadiumi nuk është ndonjë biznes që sjell aq përfitime sa do dëshironte koncesioneri i cili është mësuar të vjel qindra miliona në vit nga bizneset e shumta fitimprurëse që i ka.
Unë mendoj që koncesionerit aktual duhet t’i hiqet koncesioni dhe të hapet një thirrje e re ndërkombëtare, ku të marrin pjesë ata që në të vërtetë duan ta ndërtojnë Stadiumin në Tetovë.monitor.mk/