Zana Avdiu kër cënohet me jetë pas deklaratave për Granit Xhakën

news
Advertisement

Avokati Arianit Koci ka publikuar në Facebook disa nga mesazhet kërcënuese që ka marrë aktivistja Zana Avdiu pas deklaratave për veprimin e Granit Xhakës në Botërorin 2022, në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.
Disa nga kërcënimet që ka pranuar Avdiu në rrjetet sociale janë të rënda e të rrezikshme, ku aktivistja kanoset me jetë për deklaratat e saj.

Advertisement

Njëri nga personat që i ka shkruar Avdiut, e ka kërcënuar atë duke i thënë se “kam met t’qu bashk me hamiden natan”, duke aluduar kështu në gruan shtatzënë që u vra në oborrin e QKUK-së disa ditë më parë.

“”Kam met t’qu bashk me hamiden natan” ose “… t’shkon jeta pr lesh” – janë vetëm dy prej shumë kërcënimeve që po i merr Zana Avdiu. Hamidja, siç e dini është gruaja shtatëzënë, që u vra mizorisht nga burri i saj. Ka edhe kërcënime tjera të rënda – me dhjetëra sosh, ku përdorët edhe gjuha eksplicite. Gjuhë e flliqt”, shkruan fillimisht Koci. Avokati Koci ka thënë se kërcënimet e tilla janë të papranueshme.

“Mund edhe të mos pajtohemi me Zanën, por kërcënimet e tilla, janë të papranueshme në një shoqëri të civilizuar. Në anën tjetër, kërcënimi publik dhe fyerja, e stimulojnë kërcënimin edhe më të madh”, ka shkruar Koci.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.