Zbulohet një virus i ri që fshihet te lakuriqët

news
Advertisement

Shkencëtarët kanë zbuluar një virus të ri që fshihet te lakuriqët e natës. Virusi Kiwira, një hantavirus – është gjetur në lakuriqët e natës në Tanzani dhe Republikën e Kongos. Aktualisht nuk ka asnjë provë që të tregojë se virusi mund të përbëjë një kërcënim për njerëzit, por studiuesit po kryejnë studime pasuese.

Advertisement

Hantaviruset zakonisht gjenden te brejtësit dhe përhapen te njerëzit përmes kontaktit me kafshët e infektuara.

Grupi i viruseve mund të shkaktojë simptoma të lehta të sëmundjes të ngjashme me gripin, por edhe gjakderdhje dhe dështim të veshkave. “Specia ngrihet brenda dhe rreth shtëpive të njerëzve kështu që duhet të merret parasysh një përhapje e mundshme e virusit Kiwira te njerëzit”, paralajmëruan studiuesit.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.