Zeqiri pas dorëheqjes së Selës: Bretkoca e zvarranikë, e patë ç’është lider?

news
Advertisement

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar pas dorëheqjes së Ziadin Selës nga posti i kryetarit të ASH-së, përcjell TV21. Zeqiri thotë se partia nuk do ta ketë të lehtë pas kësaj dorëheqje, por që sipas tij, kjo është veprim i njerëzve që idealin dhe interesin e shqiptarëve e vendosin para vetës. Ai në shkrim kritikoi ish partitë opozitare të cilat tashmë janë pjesë e pushtetit.

Advertisement

Në vijim shkrimi i plotë i Zeqirit:
Bretkoca e zvarranikë, e patë çështë lider? Këtu shifen liderët e vërtetë, kur idealin, partinë dhe shqiptarët i vendosin para vetes. Nuk €urointegrohet në asnjë kombinatorikë regjimi për interesa personale.Sa i “mirë” do të ishte po ta kishte futur Aleancën në Qeveri vitin e kaluar dhe do të na “rahatonte” me nga një post, do ta donim më shumë, e ndoshta edhe këshilltarë do të fitonim në Tetovë, madje shumë, jo një si ata që krekosen sot si bretkoca kur kcen nga tenxherja. Por ai s’deshi të na turpërojë, as të na shes, as të na kontrabandojë për karierën e tij, siç bënë ca kryetarë të tjerë gjatë historisë së pluralizmit, e siç bëjnë disa edhe sot duke u krenuar përkrah atyre që deri dje i shanin e bënin se gjoja i luftonin.Tani do të mburren me burrërinë e Selës duke e shpërfaqur në forma të ndryshme. Normale, sepse ata njohin vetëm poste dhe jo dinjitet e sakrificë, ata njohin vetëm €urointegrimet, janë lakmitarë e zvarranikë.A do ta ketë Aleanca për Shqiptarët lehtë? Jo!Por, Ziadin Sela do të jetë aty për t’ë ndihmuar edhe këtë ta tejkalojmë. Tani edhe më fuqishëm, me kryetarin e ri që krah e shpinë do ta ketë Ziadin Selën.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.