Zhan Mitrev, përveç pasaportës së konfiskuar, ka dhënë edhe garanci prej një milion eurosh

news
Advertisement

Pronari i spitalit privat Zhan Mitrev ka dhënë garanci 1 milion euro se nuk do të ikë pas çështjes së hapur nga Prokuroria.

Advertisement

Kjo ka ndodhur rreth një muaj më parë, pasi kardiokirurgut ndërkohë iu sekuestrua pasaporta. Një vendim të tillë më pas e ka marrë gjyqtari i procedurës paraprake pasi Prokuroria Publike e ka dëgjuar dhe ka kërkuar masë sigurie.

“Janë shtuar masat e prezencës dhe përveç dokumentit të udhëtimit, nga i dyshuari është dhënë garanci se nuk do të arratiset në shumë prej 1 milion euro në Gjykatën Penale dhe vlerësojmë se me këto masa është siguruar prania e të dyshuarit”, tha në konferencën e sotme kreu i Prokurorisë së Shkupit, Gavril Bubevski.

I dyshuari, siç njofton Prokuroria Publike, në periudhën nga prilli i vitit 2020 deri në vitin 2022, me qëllim të personit juridik-institucion shëndetësor privat për të përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm, me paraqitje të rreme të fakteve, ka mashtruar pacientët e trajtuar për COVID- 19 me metodën e hemofiltrimit.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.