Zoran Zaev për referendumin: Vetëm 25% e qytetarëve janë pro, ata janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së

news
Advertisement

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, thotë se vetëm 25% e qytetarëve, më konkretisht mbështetës të VMRO-DPMNE-së, janë pro referendumit. Shtoi se ka vullnet për ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Zaev është i bindur se në të ardhmen miqësia maqedono-bullgare do të jetë shembull në botë, andaj u bëri thirrje politikanëve që ta kultivojnë fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin. Po ashtu u shpreh krenar për dy marrëveshjet e arritura gjatë kohës sa ishte kryeministër, atë me Bullgarinë dhe me Greqinë, dhe se identiteti dhe gjuha maqedonase është e garantuar.

“Kjo menjëherë është vënë re nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe do të thosha mbi 75% janë kundër kësaj nisme për referendum. Janë 25% për shkak se janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së dhe e ndjekin partinë e tyre. Askund në botë nuk do të ishte dikush kundër miqësisë, kundër fqinjësisë së mirë dhe kundër bashkëpunimit. Kjo nuk ekziston askund në botë. Populli ynë maqedonas dhe të gjitha komunitetet etnike në Maqedoninë e Veriut nuk do ta mbështesin këtë, sepse ne i gëzohemi shtrirjes së duarve për miqësi dhe bashkëpunim, sepse detyra dhe qëllimi final, i të gjithëve, e më së shumti i politikës dhe politikanëve, është që të sigurojnë ardhmëri për popullin e  tyre, për të gjithë rajonin, gjithë kontinentin Europian dhe të japin shembull pozitiv në nivel botëror në politikë”, deklaroi Zoran Zaev, ish-kryeministër dhe ish-kryetar LSDM-së.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.