ZYRTARE/ Botërori humbet shkëlqimin, Sadio Mane nuk do jetë në Katar

news
Advertisement

Botërori i Katarit humbet një protagonist. Bëhet fjalë për Sadio Mane, me senegalezin që nuk ia ka dalë dot të rikuperohet në kohë dhe tashmë janë shuar edhe ato pak shpresa që ishin për aktivizimin e tij në kompeticionin më të madh për shtete. Konfirmimi ka ardhur nga Federata e Senegalit, e cila nëpërmjet kanaleve zyrtare ka dhënë njoftimin.

Advertisement

Sulmuesi Mane u dëmtua në ndeshjen e fundit të Bayernit në kampionat. Një nga më të mirët e botës së futbollit u përfshi fillimisht në listën e të ftuave të Senegalit për Botërorin, por tashmë mungesa e tij është 100% e sigurtë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.