Sezoni i gripit ka filluar rreth katër javë më herët se në vitet e kaluara, dhe OBSH po u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të rënda, raporton Guardian.
OBSH raportoi sot se të paktën 27 nga 38 vendet në Evropë po përjetojnë “aktivitet të lartë ose shumë të lartë të gripit”. Në gjashtë vende, përfshirë Irlandën, Serbinë, Slloveninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se gjysma e pacientëve me simptoma të ngjashme me gripin kanë rezultuar pozitivë.
Ata thonë se infeksionet shkaktohen nga një lloj i ri sezonal i gripit A(H3N2) K – i cili përbën deri në 90% të të gjitha rasteve të konfirmuara. Megjithatë, OBSH shton se aktualisht nuk ka prova që ky lloj shkakton sëmundje më të rëndë./periskopi