E tmerrshme – i plasi në dorë fishekzjarri, 8 vjeçari lëndon rëndë dorën

News

FËMIJË 8-VJEÇAR I PLAGOSUR RËNDË NË VRAPÇISHT

I shpërtheu një fishekzjarr në dorë gjatë lojës – u dërgua urgjentisht në Shkup

Një ditë e qetë në fshatin Vrapçisht përfundoi me tragjedi, pasi një fëmijë 8-vjeçar u plagos rëndë kur një fishekzjarr i shpërtheu në dorë gjatë lojës.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme, më 29 dhjetor 2025, rreth orës 15:10, nga Qendra Emergjente në Gostivar është raportuar se tek ata është sjellë një i mitur me lëndime serioze në dorë.

“Zyrtarë policorë kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një fëmijë 8-vjeçar nga fshati Vrapçisht, i cili është lënduar pasi një fishekzjarr i ka shpërthyer në dorë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore në Gostivar, fëmija është transportuar urgjentisht në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim të mëtejshëm.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe kontrolle të shtuara në disa qytete kundër tregtisë së paligjshme të mjeteve piroteknike.

Nga autoritetet u bëhet thirrje qytetarëve, veçanërisht prindërve, që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, duke theksuar se fishekzjarrët nuk janë lodra dhe përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *