5 shtetas të RMV-së lëndohen në aksident trafiku në Greqi

news
Advertisement

Pesë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në spital, por nuk janë në rrezik për jetën pas aksidentit që ndodhi pak pas mesnate në veri të Greqisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Advertisement

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, aksidenti ka ndodhur në autostradën Egnatia pranë Amfipolit, pasi makina me të cilën udhëtonin 5 shtetasit e Maqedonisë së Veriut ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Raportohet se për nxjerrjen e shoferit nga makina kanë intervenuar dhe zjarrfikësit.

Të lënduarit janë dërguar për kurim në Selanik dhe Seres.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.