A e hollon gjakun aspirina dhe si ndikon te anemikët?

News

A e hollon gjakun aspirina dhe si ndikon te anemikët?

“Meqënëse kam anemi dhe përdor Aspirinë, mos ma rëndon aneminë Aspirina meqënëse ajo hollon gjakun ?”

Sigurisht që ka Anemi nga Hollimi (Hemodiluimi), që ndodh kur shtohet volumi plazmatik, pa rritje proprocionale të elementeve të figuruara të gjakut.

Aspirina futet tek preparatet antiagreguese, ajo nuk hollon gjakun, ajo bllokon funksionin e trombociteve (efekti antiagregues, për të cilën dhe përdoret zakonisht) dhe në këtë mënyrë pengon lidhjen e tyre me murin e vazës së gjakut kur ajo dëmtoheT.

Aspirina, nuk shkakton “Hollim të Gjakut”, pra nuk shkakton Anemi nga Hemodiluimi, pra nuk rëndon aneminë aktuale për të cilën pacienti do të mjekohet, për aq kohë sa nuk shkakton humbje të vogla apo të mëdha të gjakut nga Aspirina.

Nga Dr. Shkc. Sotiraq Lako. Mjek Hematolog pranë Spitalit Amerikan 3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *