Meshkujt apo femrat, kush mendon më shpesh për seks? më në fund është përgjigjur shkenca!

News

Për këtë pyetje të kamotshme, më në fund është përgjigjur shkenca.

Ndonëse meshkujt janë vërtet ata që mendojnë shumë shpesh për seks, është shumë e vështirë që të mendojnë çdo shtatë sekonda për aktin.

Ky argument nuk qëndron dhe këtë e ka konfirmuar një studim i cili ka hulumtuar çështjen se sa shpesh mendojnë për seks dy gjinitë.

P.sh. pjesëmarrësve të këtij studimi (edhe meshkujve edhe femrave) iu është bërë pyetja se a e preferojnë më park seksin, ushqimin apo gjumin.

Meshkujt fillimisht kanë zgjedhur seksin pastaj gjërat tjera të ofruara, ndërkaq në anën tjetër, për femrat seksi është renditur i treti nga gjërat e ofruara.

Nëse e përgjithësojmë këtë çështje, ne mund të themi se meshkujt janë ata që mendojnë më shpesh për seksin, por është faktor i rëndësishëm fakti se me çfarë niveli të epshit seksual kemi lindur.

Përveç, se njerëzit lindin me dëshira të ndryshme seksuale, në çështjen se sa shpesh mendojmë për seks faktor është edhe faza jetësore në të cilën jemi.

Dy gjinitë që punojnë tërë ditën, kujdesen për fëmijët, punët e shtëpisë dhe kanë gjumë të dobët, normalisht se do të mendojnë më rrallë për seks dhe anasjelltas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *