Ja cili është deputeti i VV i cili ia shkruajti fjalimin Fatos Gecit

News

Nehat Geci, vëllai i ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka thënë se Ilir Kërçeli e ka shkruar fjalimin e Fatos Gecit ku uron burgim të përhershëm të Hashim Thaçit.

Këtë informacion Geci thotë se e ka marrë personalisht nga një telefonatë që pati sot me deputetin, Fatos Geci.

“Sot rreth orës 13:50 isha në një kafiteri në Skenderaj duke pirë kafe së bashku me dy nipërit e mi, Artonin (vëllanë e Fatosit) dhe Festimin. Gjatë një bisede telefonike me Fatosin, ai më tregoi personalisht se fjalimin që ka mbajtur në Kuvend ia ka shkruar deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, të cilin unë në fakt nuk e njoh fare. Pas kësaj, bëra një hulumtim të shkurtër për të parë se kush eshte Ilir Kërçeli dhe gjeta ketë foto. Kjo është e vërteta e kësaj historie. Këtë bisedë e kanë kuptuar edhe Artoni dhe Festimi”, ka shkruar Geci.

Më parë, Fatos Geci shkroi se fjalimin e ka shkruar vetë, duke i quajtur spekulime pretendimet, përfshirë edhe deklaratën e xhaxhait të tij Gani Gecit.

Postimi;

Të dashur miq,
Sot rreth orës 13:50 isha në një kafiteri në Skenderaj duke pirë kafe së bashku me dy nipërit e mi, Artonin (vëllanë e Fatosit) dhe Festimin.

Gjatë një bisede telefonike me Fatosin, ai më tregoi personalisht se fjalimin që ka mbajtur në Kuvend ia ka shkruar deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, të cilin unë në fakt nuk e njoh fare.

Pas kësaj, bëra një hulumtim të shkurtër për të parë se kush eshte Ilir Kërçeli dhe gjeta ketë foto.

Kjo është e vërteta e kësaj historie. Këtë bisedë e kanë kuptuar edhe Artoni dhe Festimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *