Një person i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë është dërguar në mbajtje, pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Policia e Kosovës.
I dyshuari, me inicialet A.P., shtetas i Kosovës, ishte në kërkim nga organet e rendit lidhur me këtë rast.
“Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, është siguruar prezenca e personit të dyshuar:
A.P, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për rastin e vrasjes që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Pas përfundimit të procedutave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes“.