A do të hy ASH-ja në Qeveri?

news
Advertisement

Në periudhën e përplasjes së madhe brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, mes përkrahësve të Grupit të zjarrit të prirë nga Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti, janë lansuar disa informacione për kyçjen e Aleancës për Shqiptarët në koalicionin qeverisës. Megjithatë në këtë temë asnjëherë nuk është folur publikisht as nga përfaqësues të ASH-së, e as nga përfaqësues të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë apo nga Kabineti i kryeministrit Kovaëevski, si bartës të këtij koalicioni. I vetmi që ka folur lidhur për këtë ka qenë Arben Taravari i cili shkurt ka thënë: Kur të kemi ofertë do ta shqyrtojmë.

Advertisement

Monitor.mk sot është përpjekur që të marr informacion lidhur me këtë lajm. Asnjëra nga palët nuk kanë dashur ta komentojnë, duke e rritur enigmën lidhur me këtë. As nga BDI-ja nuk kanë dashur të prononcohen, duke konsideruar se kjo çështje nuk u përkiste atyre.
Jozyrtarisht merret vesh se ky opcion është diskutuar në koloaret politike por nuk jepen të dhëna më të hollësishme.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.