A do të shkoj Ahmeti në takimin e Liderëve të thirrur nga Mickovski?
Takimi i liderve i thirrur nga Kryeministri Hristijan Mickovski për të mërkurën ka ngritur debat në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI). Siç mëson Albanews 24, në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie, të mbajtur mbrëmê ka pasur diskutime të shumta për çështjen nëse duhet të miret pjesë ose jo. Në këtë drejtim, ka pasur mendime të ndara pro ose kundër pjesmarrjes. Jozyrtarisht mësohet se ideja për të marr pjesë ka mbizotëruar tek shumica e pjesmarrësve.

Një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar nënkryetarha e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, e cila ka thënë se vendimi për këtë çështje do të miret sonte.
*Në mbledhjen e kryesisë është diskutuar për pjesmarrjen në takimin e liderëve. Janë shpalosur argumentet për dy pozicionet, edhe për avantazhet edhe disavantazhet. Megjithatë vendimi për do të meret në akëshill të Përgjithshëm. Vendimet e tilla sillen vetëm nga ky organ.