ALARM NË KËTË VEND! Anulohen fluturime, fëmijët urdhërohen të qëndrojnë brenda

News

Fluturimet janë anuluar, fëmijëve u është thënë të qëndrojnë brenda dhe punimet në ambiente të jashtme janë ndaluar në Sarajevë të enjten ndërsa një shtresë e trashë mjegulle ka mbuluar kryeqytetin e Bosnjës.

Sarajeva zakonisht përballet me ndotje të rëndë gjatë dimrit, kryesisht nga ngrohja e shtëpive dhe ndotja nga transporti. Qyteti është i rrethuar nga malet çka bën që ajri i ndotur të ngecë për ditë nëse nuk ka frymë, raportoi AP.

Dhjetëra fluturime u anuluan dhe automjetet kanë lëvizur ngadalë për shkak të dukshmërisë së zvogëluar gjatë orëve të mëngjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *