Ambasadori i Greqisë në Serbi: Nuk do ta njohim Kosovën

news
Advertisement

Greqia nuk po ndryshon qëndrim dhe nuk do ta njohë Kosovën.
Kështu ka deklaruar ambasadori grek në Serbi, Giorgos Giakofotakis dhe ka shtuar se nuk ka presion ndaj vendit të tij për ta bërë këtë.

Advertisement

“Gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd (3 qershor), ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias përsëriti se qëndrimi i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se ajo nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës”, tha diplomati grek për Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Greqia, bashkë me Spanjën, Sllovakinë, Qipron dhe Rumaninë mbeten pesëshja evropiane që nuk e ka njohur ende Kosovën.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.