Arrestohet një person në Prizren, iu publikuan pamjet në rrjete sociale duke rrahur vajzën e tij

news
Advertisement

Policia e Kosovës, ka ndaluar për 48 orë një të dyshuar në Prizren pasi në rrjete sociale është parë duke e rrahur vajzën e tij të mitur.

Advertisement

Sipas policisë, nga e mitura dhe babai i saj janë marrë deklaratat, teksa bëhet e ditur se e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Është marr deklarata nga i dyshuari, i cili ka pohuar se në video-incizimin e shpërndarë në rrejtët sociale është ai dhe vajza e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se i dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.