“ASH ishte në qeveri dhe doli”! Flet Blerim Bexheti: “Kjo nuk është si të bësh turizëm”

news
Advertisement

“Nuk ka nevojë që Aleanca për Shqiptarët të jetë pjesëisht në e Qeverisë”, ka theksuar në një intervistë për “Makfax” Blerim Bexheti, kryetari aktual i Sarajit dhe një nga anëtarët e pakënaqur të BDI-së nga grupi i njohur i ashtuquajtur i zjarrit.

Advertisement

“Besoj se as BDI-ja, as LSDM-ja dhe as e gjithë maxhoranca qeverisëse nuk kanë nevojë për një partner shtesë, konkretisht Aleanca për Shqiptarët që të jetë pjesë e qeverisë. Në mandatin e kaluar kanë qenë në Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në, pastaj kanë dalë nga Qeveria, e tani duan të kthehen. Kjo nuk është si të bësh turizëm”, theksoi Bexheti.

Ai beson se partia e Taravarit duhet të marrë përgjegjësinë e opozitës.

“Duhet të ketë një objektiv politik. Një tjetër moment ishte kur Alternativa iu bashkua mazhorancës qeverisëse. Nuk e shoh atë moment politik tani. Nuk e shoh qëllimin politik pse Aleanca për Shqiptarët do të ishte pjesë e qeverisë dhe kjo nuk është e mirë as për ta, as për mazhorancën qeverisëse”, saktësoi ai.

I pyetur nëse ka përçarje në BDI, Bexheti përgjigjet: “Nuk di për përçarje. Nëse e konsideroni si përçarje faktin që mendoni ndryshe, ka qenë gjithmonë. Por për shkak se kërkohet raport nga ministrat, nuk e shoh si përçarje”.

Ai nuk e mohon letrën e të pakënaqurve, por shton se ka debat brenda partisë.

“Pra, ka pasur pakënaqësi edhe për Artan Grubin, natyrisht, sepse ai është nënkryetar i Qeverisë dhe nuk mund të kënaqesh me gjërat nëse ka një ndalesë të projekteve”, ka theksuar Bexheti.(INA)

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.