Ata që u larguan do të duan sërish të kthehen”, Roth: Maqedonia do të ndryshoj në BE

news
Advertisement

Deputeti gjerman dhe kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme në Bundestag Michael Roth, ka folur në një emision televiziv lidhur me situatën e dëshprimit të popullit të Maqedonisë së Veriut nga BE-ja, dhe kjo përshkak të pritjeve të gjata që bëhen në procese të ndryshme.

Advertisement

Ai tha se vlera kryesore që BE përfaqëson është që të ruhet identiteti duke menjanuar frymën nacionaliste mes shteteve, që sipas tij i ka krijuar përçarjet më të mëdha mes vendeve.

“Mesazhi im është fare i qartë: askush nuk mund të të përshkruajë se si të jetosh, askush nuk mund të të përshkruajë se çfarë gjuhe flet, askush nuk mund të ndërhyjë në identitetin tënd kulturor, në çështjet e traditës së këtij vendi. Dhe kjo është ajo për të cilën qëndron BE. Dhe shpresoj se do të krijohet një besim i ri mes popullit të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por e di që një pjesë e madhe e besimit ka humbur. Por ne nuk duhet të lejojmë që të vazhdojmë të infektohemi nga helmi i nacionalizmit dhe populizmit”, tha Roth, në një intervistë për TV21.

Roth tha se shumë të rinj u larguan nga Maqedonia e Veriut sepse, siç thotë ai, nuk besonin në të ardhmen e këtij vendi, por gjërat pritet të ndryshojnë për të mirë.

“Dhe unë dua që njerëzit të mund të kthehen, të thonë: po, ky është atdheu im dhe unë dua të kem një familje këtu, dua të kem një jetesë këtu, por kjo do të jetë e mundur kur të ankoroheni fort në BE. Jam shumë i bindur për këtë”, tha Roth.

Burimi Lajmit:

“Ata që u larguan do të duan sërish të kthehen”, Roth: Maqedonia do të ndryshoj në BE

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.