Azizi: Pa ndryshuar mendësia moniste, elitat politike dhe politkbërja nuk do të ketë integrim në Europë!

news
Advertisement

Shkruan, Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi

Advertisement

Presidenti gjerman tha se as në vitin 2030 Maqedonia nuk do të futet në Europë.
Nuk shkohet ne Europë duke emëruar shef te prokurorisë, ku i vetmi kriter është të jesh vendas i kryetarit të partisë jeshile.
Nuk shkohet në Europë me gjyqtarë e prokurorë që akoma s’kanë përfunduar provimet e fakultetit, por të vetmën diplomë që mjafton t’i mbulojë gjitha kërkesat dhe procedurat është se janë fëmijë te funksionarëve të nënës parti.
Nuk shkohet në Europë me një shtet ku edhe akademikët e rektorët ti zgjedh partia!

Kjo Europë që po ëndrrojnë vendet e Ballkanit është ndërtuar mbi sistemin e së drejtës, funksionimin e ligjit dhe barazisë qytetare, ky është themeli mbi të cilën ngrihet Europa e që tek ne po rrënohet dita ditës!

Tek ne nuk funksionon as demokracia, as ligji, as konkurenca dhe barazia për zhvillim ekonomik; tek ne është instaluar vetëm një vlerë: “Rroftë qeveri e partia!”

E të mos flasim diskriminimin mes etnitetesh, ku akoma ka diskriminim në institucione të caktuara ku i tërë institucioni dhe zinxhiri komandues është ekzluzivitet i palës maqedone duke përjashtuar shqiptarët dhe etnitetet josllave.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.