Braktisen fshatrat e malësisë së Tetovës! Në Bozovcë asnjë i fëmijë i regjistruar në klasë të parë

news
Advertisement

“Fshatrat Bozovcë dhe Veshallë të malësisë së Sharrit dita ditës boshatisen. Në shkollat e këtyre fshatrave kanë ngelur vetëm 27 nxënës, ndërsa në fshat nuk ka më shumë se 30 familje”, raporton Senat Zylbehari, gazetar i TV21.

Advertisement

Malësia e Tetovës është duke u boshatisur, sidomos fshatrat Veshallë dhe Bozovcë. Në klasat e shkollave të këtyre dy fshatrave ka nga 2-3 nxënës ndërsa gjithsej kanë ngelur vetëm 27 nxënës.

“Në shkollën e Veshallës, në shkollën qendrore janë regjistruar katër nxënës, ndërsa mësimin e vijojnë tre nxënës, një nxënës na është shpërngulur, ndërsa në shkollën periferike të fshatit Bozovcë, këtu qëndrojmë më dobët. Këtë vit nuk kemi të regjistruar asnjë nxënës në klasë të parë vitin 2022-23. Domethënë numri i përgjithshëm i nxënësve është 27 nxënës. Klasa e dytë ka tre nxënës, ka nga dy, një nxënës, dhe nuk kemi më shumë se tre nxënës në klasa. Ai trendi i shpërnguljeve e bëri të vetën, e ka shpërngulë konkretisht Veshallën edhe Bozovcën e ka shpërndarë.”

Shpërngulja nuk ka të ndalur. Vetëm këtë vit shkollor janë shpërngulur pesë nxënës, disa në Tetovës, disa jashtë shtetit.

“Deri më sot flas për këtë vit shkollor nga fillimi shtatorit kemi dhënë pesë fletëshpërngulje, disa dhe për në qytet, por edhe për jashtë vendit “

Fshati ishte i boshatisur dhe mezi takuam një banor. Ai tha se në fshat më shumë po merren me blegtori, por se rritja e çmimeve ka bërë që fitimi të jetë i vogël, andaj po kërkojnë zgjidhje duke u shpërngulur.

“Më shumë merremi me dhen, me çka do merremi. Nuk ka llogari aspak, ku ka llogari 2500den, 100 kilogram elb, por patjetër t’i mbash duhet të hash. Arsyet janë qyteti larg, shkollat e mesme larg duhet të udhëtojnë dhe s’ka me çka të udhëtojnë. Jashtë shtetit shkojnë me fëmijët bashke, por edhe në qytet”, tha Ismail Ahmeti- banor i Veshallës.

Në këto dy shkolla ka 21 arsimtarë, tre më pak se vitin e kaluar, ndrysa të gjithë klasat në këtë shkollë duhet që të punojnë me leje speciale nga ministria Arsimit. Infrastruktura e keqe, mos pasja e transportit për në shkollë janë ndër arsyet kryesore për braktisjen e fshatrave.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.