Celine Dion diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

news
Advertisement

Celine Dion njoftoi të enjten në mëngjes se është diagnostikuar me “sindromën e personit të ngurtë” dhe do të shtyjë ose anulojë shfaqjet e saj.

Advertisement

“Unë kam qenë duke u marrë me probleme me shëndetin tim për një kohë të gjatë dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar,” tha ajo në një video të postuar në rrjetet sociale.

“Kohët e fundit jam diagnostikuar me një sindromë shumë të rrallë neurologjike, e cila prek një në një milion njerëz,” vazhdoi ajo, duke shpjeguar se është kjo gjendje që ka shkaktuar të gjitha “spazmat” që ajo ka pasur.

“Sindroma e personit të ngurtë” shkakton ngurtësi dhe spazma në trup dhe gjymtyrë, sipas klinikës Cleveland. Me kalimin e kohës, muskujt e këmbëve bëhen të ngurtë të ndjekur nga muskujt e tjerë duke përfshirë krahët dhe fytyrën.

Këngëtarja e “Power of Love”, 54 vjeçe, tha se gjendja e ka bërë të vështirë ecjen dhe e ka penguar atë të këndojë ashtu siç është “mësuar”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.