Cristiano Ronaldo thyen rekord! Futbollisti bëhet personi i parë më i ndjekur në botë

news
Advertisement

Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë që ka arritur 500 milionë ndjekës në Instagram.

Advertisement

Pas futbollistit vjen Lionel Messi, i cili renditet në vendin e dytë në listën e ndjekësve me 376 milionë në Instagram. Ylli televiziv Kylie Jenner zë vendin e tretë me 346 milionë ndjekës, ndërsa Selena Gomez dhe Dwayne The Rock Johnson janë në vendin e katërt dhe të pestë. Virat Kohli renditet në vendin e shtatë në listë me 203 milionë ndjekës.

Disa ditë më parë, Ronaldo dhe Lionel Messi pozuan së bashku për markën e njohur “Louis Vitton” dhe fotoja po bën xhiron e rrjetit duke numëruar miliona klikime në Instagram.

Ronaldo i cili ka gjithashtu më shumë se 105 milionë ndjekës në Twitter, publikoi foton e cila ka mbledhur 1.6 milionë pëlqime në këtë platformë deri më tani.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *