Dëshmitarët flasin rreth tragjedisë në Mal të Zi – tregojnë edhe motivin e mundshëm të ngjarjes

news
Advertisement

Dëshmitarët flasin rreth tragjedisë në Mal të Zi – tregojnë edhe motivin e mundshëm të

Advertisement

Të qara, panik, situatë kaotike dhe një njeri i pashpirt që qëllon në mënyrë të rastësishme, kështu ishte dje në Cetinje, thotë gazetarja e Radio Malit të Zi, Milena Stanojeviq, e cila dje raportoi për tragjedinë në të cilën humbën jetën 11 persona.

Milena dje ka qenë në skenën e tragjedisë më të madhe në historinë e re të shtetit malazez dhe më pas ka qenë në një detyrë pune.

“Situata ishte kaotike, gratë qanin, njerëzit ishin në panik, thoshin se burri ishte i ar matosur dhe qëllonte çdo kënd që i dilte përpara”, thotë Milena për TVCG.

Ajo u përpoq të thoshte se duhet t’i afrohej vendit të ngjarjes për të parë se çfarë po ndodhte, por policia nuk e lejoi.

Ka qenë e rëndësishme, thotë ajo, të qëndrojmë e qetë për të kontrolluar informacionin, sepse nuk kishte zyrtarë nga policia.

“Nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar nga prokuroria dhe policia deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme”, kujtoi Milena.

Cetinjasit edhe sot janë në mosbesim, mëngjesin e sotëm në kryeqytet ka heshtje dhe trishtim, sepse fjalët, thonë, janë të tepërta.

Ndërkohë, një burrë ka folur për njeriun e tmerrshëm, raporton index.hr, transmeton telegrafi.

“Ai ka gjuajtur mbi 100 plumba. Ai ka qëlluar me karabinë”, tha një banor i zonës.

Si shkak të masakrës, qytetari tha se vrasësi së fundmi ka blerë një kamera të sigurisë dhe ka parë që dikush po i vidhte sende nga oborri.

“Ishte gjakftohtë, nga një familje e ndershme. Kush e di se kë vrau”, tha burri.

Një koleg i Boriloviqit deklaroi se “Vuk ka punuar në Parkun Kombëtar për më shumë se pesë vjet dhe ka qenë shef i shërbimit të higjienës mjedisore, i ngarkuar me rregullimin e parkut, ka qenë një njeri i zellshëm dhe punëtor, por së fundmi vërehej se kishte i tërhequr, ai ishte si një ujk i vetmuar. Vinte në punë, bënte atë që duhej dhe më pas izolohej duke u distancuar nga kolegët. Ai ishte një koleg dhe një mik që bëri gjithçka në jetë për të ndihmuar ata që i donte”, tha për Pobjeda.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.