Don Хhoni u dhuron një vilë рrindërve: “E çka m’duhet ma shumë në jetë ѕеѕа kur i shih kta 2 t’u keѕh

news
Advertisement

Xhonatan Isufi, i njohur si Don Xhoni me emrin e artit ka lumturuar prindërit e tij pasi u ka blerë një vilë. Lajmin e ka bërë me dije reperi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Advertisement

“E çka m’duhet ma shumë në jetë sesa kur i shih kta 2 t’u kesh e qikaq krenar me djalin e vet. Ju dua e gzofshi villën”, ka shkruar reperi krahas fotos.

Ajo që mundemi të shohim nga fotoja është vetëm muri rrethues i vilës pasi reperi nuk ka preferuar të tregojë më shumë nga shtëpia e re.

Përveç këngëve e kronikave që i përkasin, Don Xhoni u përfol shumë para disa kohësh në media, kur qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën një modele ftonte në Rusi Don Xhonin.

Modelja e quatur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”. “Po të presim në Rusi zemër”, i shkruante ajo.

Së fundmi ajo u fiksua dhe më shumë dhe nisi të shkëmbente mesazhe private me reperin. Ariana i dërgoi një video-mesazh Don Xhonit, me të cilin në gjuhën ruse i shprehte dashurinë reperit shqiptar.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.