E dhimbshme – Duke punuar ndërron jetë zyrtari i Komunës së Strugës

News

53-vjeçari Zlatko Bogdanovski ndërroi jetë gjatë kohës që ishte në punë

Struga u trondit nga një lajm tragjik: 53-vjeçari Zlatko Bogdanovski ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm ndërsa ishte në vendin e tij të punës në Komunën e Strugës.

Sipas informacioneve të publikuara nga Struga Ekspres, rreth 30 minuta para publikimit është raportuar vdekja e tij e papritur. Të dhënat fillestare tregojnë se Bogdanovski ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Ekipet e Ndihmës së Shpejtë kanë mbërritur menjëherë në ndërtesën e komunës dhe kanë bërë gjithçka që kanë mundur për t’ia shpëtuar jetën, por për fat të keq nuk kanë arritur ta reanimojnë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta mes kolegëve dhe qytetarëve të Strugës, të cilët shprehin dhimbje të madhe për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *