Jo vetëm në gjellë dhe sallatë, zbuloni ç’efekt të jashtëzakonshëm kanë qepët e kuqe për flokët.
Shpesh dëgjojmë të thuhet se flokët janë gjysma e bukurisë për një femër, por nëse bien shtëllunga-shtëllunga mund të kthene në burim stresi.
Flokët e hollë dhe që këputen lehtë vijnë si pasojë e mungesës së hekurit në gjak, gjendjes emocionale të paqëndrueshme, regjimit jo të shëndetshëm ushqimor dhe çrregullimeve hormonale.
Fatmirësisht në ditët e sotme mund të gjeni një pafundësi trajtimesh, kurse gjyshet dhe mamatë tona gjenin gjithmonë zgjidhje tek bimët dhe produktet e konsumit të përditshëm. Një prej tyre është edhe qepa.