E trishtë. Xhaxhai i mer jetën nipit të vogël paadashje

news
Advertisement

Një aksident me pasojë vdekjen ka tronditur një familje në një fshat të Shkodrës.

Advertisement

Një i mitur rreth 10-vjeçar, i identifikuar si shtetasi B.J., ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra nga një armë gjahu që po pastrohej nga shtetasi Vlash Jakaj, 68 vjeç, i identifikuar nga burimet si xhaxhai i viktimës.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Samrisht, ku po drejtohen grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjeç, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a2cnn

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.