Ekipi i Beyonces i kundërpërgjigjet stilistit Nusi Quero që pretendon se nuk u pagua për punën në albumin “Renaissance”

news
Advertisement

Ekipi i Beyonce është kundërpërgjigjur ndaj një pretendimi që stilisti i saj Marni Senofonte nuk e kishte kompensuar stilistin e modës dhe artit Nusi Quero për punën e tij në albumin e fundit të artistes “Renaissance”.

Advertisement

Ata u thanë se pagesa ndaj tij është bërë dhe për të dëshmuar këtë posedojnë edhe prova.

“Është thellësisht shqetësuese që stilisti Nusi Quero ka postuar deklarata të dëmshme për Marni Senofonte në lidhje me mospagesat për punën e përfunduar. Në fakt, ai është paguar për punën e tij dhe ka prova për të gjitha pagesat e bëra”, tha një përfaqësues i artistes për Page Six të enjten (13 tetor).

“Ne kemi qenë në komunikim me ekipin e tij dhe i janë bërë tre pagesa. Pagesa e parë është bërë më 9 maj 2022”, thanë tutjet përfaqësuesit e yllit të muzikës.

Quero postoi një letër të hapur drejtuar Senofonte në Instagram këtë javë duke thënë se ai kurrë nuk u kompensua për angazhimin e tij për “Renaissance”.

“Si një stilist për Beyoncen, unë me të vërtetë prisja më të mirën nga ju dhe ekipi juaj. Por meqenëse nuk do t’u përgjigjeni teksteve dhe emaileve, unë supozova se ky është vendi i fundit që mund të përdor përpara mjeteve ligjore për të shlyer balancat tuaja të papaguara, që më keni borxh mua dhe bashkëpunëtorit tim për rreth 3 muaj”, ka deklaruar Quero.

Quero tha se Senofonte ‘pagoi një depozitë prej 50 për qind për një nga tre punët, (jo kopertinën e albumit), asgjë më shumë, dhe u desh më shumë se një muaj për të kryer këtë obligim’.

Ai tha se një çështje administrative me bankën e tij u rregullua menjëherë pasi një përfaqësues i Beyonces tha se banka e Queros kishte probleme.

“Pagesa e dytë, një paradhënie pesëdhjetë për qind mbi koston e rënë dakord, u bë më 8 korrik 2022. Pagesa e tretë dhe e fundit u kthye kur ai ndryshoi numrin e llogarisë. Ai u kthye si një numër i pavlefshëm llogarie bazuar në një gabim nga ana e tij”, tha një përfaqësuese i këngëtares 41-vjeçare.

“Pas komunikimit të vazhdueshëm dhe rraskapitës për të marrë informacionin e saktë në llogarinë e tij dhe dy përpjekjeve të pasuksesshme për transferim bankar, një çek fizik iu dërgua me postë për pagesën përfundimtare më 29 shtator 2022”, thanë tutje ata.

Sipas medieve, Quero në një postim të mërkurën mori një inventar të katër detyrave të veçanta që ai bëri për artisten fituese të “Grammy”, duke përfshirë “Renaissance” dhe kopertinën e albumit.

“Ne jemi kaq shpesh të fundit që paguhemi, të fundit që thithim dheun e lagësht pasi të gjithë thajnë lumenjtë që rrjedhin nga burimet tona. Ne jemi burimi. Puna që bëj është e nivelit tjetër. Është aq e nënvlerësuar nga pikëpamja fiskale për pozicionet që ka pasur, është befasuese”, ka thënë stilisti në akuzat e tij për Beyoncen dhe ekipin e saj.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.