Ekspertët amerikanë: Nuk është në interesin e Serbisë bashkëpunimi me Rusinë

news
Advertisement

Ekspertë amerikanë thonë se përshkallëzimi i agresionit rus në Ukrainë pasqyron dështimin e presidentit Vladimir Putin por edhe strategjisë së tij që të frikësojë Kievin dhe perëndimin dhe t’i detyrojë të pranojnë kontrollin e tij mbi pjesë të territorit ukrainas.Këshilltari i lartë në Këshillin e Atlantikut, Ian Brzezinski tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, programin në gjuhën serbe, se nga pikëpamja e tij Rusia mund të përpiqet të nxisë probleme në disa zona përreth saj ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të përpiqet të nxisë trazira dhe kriza edhe në Ballkan.
“Ka tensione në Ballkan midis grupeve të ndryshme etnike në vende të caktuara, vende të ndryshme kanë tensione me njëra-tjetrën dhe Kosova e Serbia janë një rast klasik. Pastaj ka një paqëndrueshmëri të mundshme ne Bosnjë përbrenda dhe rreth marrëdhënieve më Serbinë. Këto janë raste të dukshme ku ndërhyrja ruse mund të jetë interesante për Putinin si një mënyrë për të nxitur një lloj krize që do të shpërqendronte perëndimin”, tha zoti Brzezinski.Ambasadorja Jennifer Brush, e cila një kohë ka shërbyer në Ballkan, mendon se ndikimi më i madh i luftës në Ukrainë mund të shtrihet në Bosnje e Hercegovinë dhe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Advertisement

“Popullata serbe janë nxitur aktivisht nga rusët. Janë zonat e vetme ku mund të keni një poster të Putinit dhe ku Putini ka popullaritet, madje është ndoshta më popullor në Banja Llukë sesa në Moskë”, tha zonja Brush.Ajo i tha programit ne gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se koncepti rus për botën ruse kishte nxitur ringjalljen e idesë për botën serbe, por dështimi i dukshëm i Rusisë në Ukrainë do të dështojë edhe përpjekjet serbe për një botë të tillë.
Të dy ekspertët e cilësuan të pavend nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Rusisë për “konsultime” të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme. Marrëveshja që u nënshkrua në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nxiti reagimet amerikane dhe evropiane.Zoti Brzezinski tha se është interesante të shohësh qeverinë serbe dhe zyrtarët e lartë serbë të jenë kritikë ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe ndaj referendumeve të Rusisë. Megjithatë nga Serbia dërgohen edhe sinjale të përziera. “Dhe nënshkrimi I kësaj marrëveshjeje është sigurisht i padobishëm dhe jo në kohën e duhur”, tha ai.
Zonja Brush tha se nënshkrimi i marrëveshjes Serbi Rusi është një sinjal fatkeq.“Rusia po dështon në fushën e betejës. Ekonomia e saj po rëndohet. Për Rusinë, përveç Serbisë, nuk ka asnjë mbështetje tjetër nga asnjë anë tjetër e botës. Edhe Kina dhe India janë larguar nga mbështetja për Rusinë. Kështu që mbetet vetëm Serbia, e cila është me peshë në Ballkan, por ndoshta jo në skenën botërore, që del e thotë se ne jemi me ju Rusi, dhe ne do ta nënshkruajmë këtë marrëveshje”, tha zonja Brush.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.