“Erdogan ishte strehuar te një familje shqiptare në Tetovë” (FOTO)

news
Advertisement

Një detaj interesant për presidentin turk Tayip Erdogan është se ai ka jetuar për një periudhë kohore në Tetovë të Maqedonisë.

Advertisement

Në Tv Klan, ish-konsulli i Shqipërisë në Stamboll Ermal Kaleci tha se Erdogan ka jetuar për disa muaj atje në vitin 1999. Mësohet se Erdogan u strehua te një familje shqiptare pas lirimit të tij nga burgu.

Kjo pasi në vitin 1998 ai u dënua për nxitje të urrejtjes fetare për shkak se recitoi një poezi që krahasonte xhamitë me kazermat dhe besimtarët me një ushtri. Në këtë ngjarje ai u dënua me 10 muaj burg ku kreu vetëm 4 prej tyre. Blendi Fevziu: Ç’bënte në Tetovë Erdogani?

Redi Shehu: Nuk e di, po e dëgjoj për herë të parë po…

Ermal Kaleci: Ka pasur një mik shqiptar.

Blendi Fevziu: Jetoi disa muaj apo më gjatë?

Ermal Kaleci: Jetoi disa muaj.

Blendi Fevziu: U largua nga Turqia për t’u mbrojtur dhe gjeti strehim në Tetovë, tek një familje shqiptare.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.