Varfëria energjetike do të shkaktojë ndotje në Maqedoni

news
Advertisement

Varfëria energjetike do të shkaktojë ndotje më të madhe të ajrit, sepse qytetarët do të kenë parësore mbrojtjen nga i ftohti, pa menduar gjatë për rrezikun që i shkaktojnë shëndetit të tyre dhe të tjerëve.

Advertisement

Institucionet apelojnë vazhdimisht, por duket se me çmimet jashtëzakonisht të larta të lëndëve për ngrohje, mbetet në dorë të qytetarëve të marrin vendimin e duhur.

Çfarëdo lëndë që të blini për ngrohje, qytetarët duhet që gjithmonë të kërkojnë faturën, sepse në këtë mënyrë do mbrohen nga abuzimet me çmimet, siç është rasti me çmimin e druve.

Por kur jemi te drutë, një hulumtim ka treguar se përdorja e shporeteve të vjetër me dru ka bërë që ajri brenda objekteve të banimit të jetë shumë i ndotur.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.