Ferizaj: Hyjnë hajnat në një shtëpi, vjedhin pistoletën me 10 copë fishek

news
Advertisement

Mbrëmjen e së hënës, persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi në Ferizaj.

Advertisement

Sipas pronarit i cili ka njoftuar policinë, të dyshuarit duke përdorur forcën kishin depërtuar brenda shtëpisë dhe kanë vjedhur një pistoletë me 10 copë fishekë.

Për armën, viktima posedon leje për mbajtje, transmeton kosovalive.net.

“Ferizaj 17.10.2022 – 20:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur duke përdorur forcën kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur një pistoletë me 10 copë fishek për të cilën armë viktima posedon leje për mbajtje. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, njofton Policia.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.