Fillon ‘Për’puthen 4’: Njihuni me 8 konkurrentet

news
Advertisement

Ka nisur sezoni i katërt i “Përputhen”. Vajzat konkurrente janë tetë karaktere të ndryshme në kërkim të dashurisë.
Konkurrentja e parë është Xheni Brahaj. Ajo ka mbaruar studimet e larta për juridik thotë se kur i vë një synim vetes e arrin, ndërsa shton se është tip i lirë, gazmor dhe aventurier.

Advertisement

“Dua që partneri të jetë i pjekur, besnik dhe punëtor, është tipi ai që më ngjit më shumë, sa open mind është sa largpamës për synimet e veta. Kam mbaruar studimet e larta për juridik, për të drejtë penale, gjithmonë kam pasur frikë për veten kur e imagjinoja të ulur këtu. Ka qenë një shoku im i ngushtë që ma futi në dëshirë dhe thash pse jo”, thotë Xheni.
Anxhela është konkurrentja e dytë, për të cilën sytë e saj blu janë pika e saj më e fortë. 24-vjeçarja ka lindur në Athinë, por banon në Tiranë.

“Pika ime më e fortë janë sytë”, tha ajo në spektaklin e dashurisë, ndërsa opinionisti Arjan Konomi e krahasoi me Shqipen për nga karakteri shpërthyes.

Eda Likaj është konkurrentja e tretë në Për’puthen. Ajo është 22 vjeç me origjinë nga Fieri, por jeton në Tiranë. Pozicioni aktual i punës së saj është menaxhere. Arsyeja që është në spektaklin e dashurisë lidhet me tipin e saj, pasi pëlqen të kontrollojë partnerin gjatë gjithë kohës.

“Duke qenë se unë jam shumë kontrolluese, do më kursejë kohë”, tha jo.
Konkurrentja më e re në moshë këtë sezon është Orsiola Lici. 19-vjeçarja thotë se ka ardhur në program për të përjetuar një eksperiencë të re. Ajo vjen nga Elbasani dhe aktualisht është studente. Orsiola kërkon që të njohë djem që janë më të rritur se ajo.

“Të jetë i ëmbël, të më bëjë për të qeshur, të jetë më i rritur që të mësojë gjëra të reja. Do të doja të mos më lërë hapësira që unë të shoh të tjerë”, thotë ajo.
Ilda Mehmetaj hyri në “Për’puthen” me një kërcim sensual, që tërhoqi menjëherë vëmendjen. 25-vjeçarja ka lindur në Vlorë dhe jeton në Tiranë. Ka pasionin kërcimin, por aktualisht punon si fizioterapiste.
Këtu kam ardhur për të gjetur dashurinë, thotë ajo, ndërsa shton se kërkon që të njohë një mashkull perfekt, të jetë i bukur dhe simpatik.
Një vajzë e rritur në Turqi, por që djemtë turq nuk e tërheqin. Kamila Stafa është konkurrentja e radhës në “Për’puthen”. 26-vjeçarja ka lindur në Shijak dhe jeton në Tiranë. Tani jeton me Shqipërisë dhe Turqisë, ndërkohë që punon si përkthyese. “Dua një djalë tradicional shqiptar”, thekson ajo.
Vajza e radhës vjen nga Italia. Laura Dervishi kërkon të njohë një djalë në emisionin e dashurisë në vendin tonë. Laura është 28 vjeçe dhe punon si tatuatore.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.