“Gëzim në Veri të Mitrovicës pas rikthimit të komunave nën menaxhimin e Listës Serbe”

News

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, nën brohoritjet “Fitore”, “Serbia” dhe flamujt serb në sheshin e veriut sot ka festuar fitore.

Këshilltarët dhe anëtarët e Listës Serbe, së bashku me kryetarin, ecën drejt selisë së Listës Serbe, pasi u dha betimi në ndërtesën e komunës, raporton veriu.info, transmeton portali rtv21.tv

Qytetarët me flamuj serbë i pritën atje. Ata brohoritën “Fitore”, “Serbia”. Kurse ai u tha qytetarëve të jenë të durueshëm sepse ndryshimet e mira kërkojnë kohë./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *