Grabovci: Albin Kurti ka manipuluar me ndjenjat e rinisë së Kosovës

news
Advertisement

Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci ka folur për qeverisjen e Albin Kurtit dhe situatat e krijuara nën ombrellën e kësaj qeverie lidhur me dialogun me Serbinë.

Advertisement

Grabovci e ka quajtur Kurtin mashtrues e të pa guximshëm që të marr vendime e përgjegjësi për zgjidhjen e krizave aktuale në veriun e Kosovës, përcjell Gazeta Insajderi.

Qytetarët kanë pritur që Albin Kurti të bëjë mrekulli, të bëj zgjidhje të problemeve, jo t’i thelloj ato, jo të shkaktoj probleme e kriza të reja po do të ofrojë zgjidhje e siguri. Prandaj Albin Kurti nuk është i gatshëm më marr atë përgjegjësi sepse nuk ka guxim. Është mashtrues”, ka deklaruar Grabovci në një intervistë për Periskop.

Tutje, ai e quan Kurtin edhe manipulues me popullin e më saktësisht sipas tij, Kurti ka manipuluar me ndjenjat e rinisë së Kosovës të cilët kanë pritur shumë nga ai.

“Njeriu që në mënyrën ma të zhdërvjelltë ka ditur të manipuloj me vullnetin dhe sinqeritetin e popullit, zakonisht me ndjenjat e rinisë së Kosovës. Secili ka prit dhe prej një zgjidhje por ne kemi pas një përfundim”, thotë Grabovci.

Si fund, Grabovci thotë se Kurti nuk ka zgjidhje tjetër, pos të nënshkruaj “Zajednicën” dhe t’i kthehet dialogut.

“Dy zgjidhje ka ose duhet të pranohet bashkësia pra “Zajecnica” siç e kanë quajtur ata ose korrigjimi i kufijve që nëse kemi fat me u kthy edhe një herë në tavolinë”, deklaroi ai.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.