Haradinaj: Kurti ta pezullojë vendimin për targat – deri në arritjen e marrëveshje finale

news
Advertisement

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë.I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërras Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situatës së krijuar.

Advertisement

Kreu i AAK-së ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar.
“I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd. Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve”. /Albanianpost.com

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.