Kovaçevski: Pajtohem me kritikat e ambasadores amerikane në drejtim të Islam Abazit

news
Advertisement

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se dakordohet me qëndrimin e Ambasadës së SHBA-së në vend lidhur me zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Derisa ai konsideron se nevojiten reforma shtesë në sistemin e jurisprudencës së shtetit.

Advertisement

“Unë dakordohem me deklaratën e Ambasadës amerikane. Më duhet të jem i sinqertë. Këtu mund t’ju them lirisht se si kryetar i Qeverisë dhe si Qeveri, flas për ministrat, ne nuk patëm kurrfarë pjese në zgjedhjen e shefit të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, duke pasur parasysh atë se bëhej fjalë për zgjedhje të drejtpërdrejtë mes vetë prokurorëve dhe resorit. Si është bërë zgjedhja, atë mund t’ua thonë më së miri prokurorët. Nëse është sipas të gjitha standardeve dhe sipas të gjitha parimeve të sundimit të mirë? Atë gjithashtu mund t’ua thonë vetë prokurorët apo ndërkaq ato institucione përfshirë edhe institucionet ndërkombëtare të cilat kanë marrë pjesë në zbatimin e reformave në sistemin e prokurorisë së shtetit. Konsideroj se atij sistemi i nevojiten akoma reforma, akoma avancime. Sistemi i jurisprudencës në shtet ka kredibilitet prej tetë për qind. Konsideroj se para tyre ka punë të madhe dhe duhet të tregojnë se qytetarët dhe institucionet mund t’i besojnë atij sistemi”, tha Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për të komentuar qëndrimin e Ambasadës amerikane.

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Aggeler të premten kritikoi zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi.

“Ne, në Ambasadën e SHBA-së, gjithsesi se rezultatet i konsiderojmë konfuze, posaçërisht pasi që në vitet e kaluara shpenzuam miliona dollarë në trajnimin e prokurorëve dhe të tjerëve në sistemin e drejtësisë. Qytetarët meritojnë sektor të pavarur të drejtësisë në të cilin pozicionet plotësohen sipas meritës dhe cilësisë, përmes proceseve transparente, pa dallim nëse janë në prokurori, gjyqësi apo cilin do institucion tjetër publik. Përzierja politike nuk ka vend në këto procedura. Ata që do të përziheshin përmes ushtrimit të presionit, ligjeve apo veprave korruptuese në ‘derë të vogël’ duhet të thirren në përgjegjësi nga qytetarët”, thuhet në përgjigjen e ambasadores amerikane, Aggeler, në pyetjen nga “360 gradë”.

Prokurori nga Gostivari, Islam Abazi u zgjidh shef i PTHP për NKOK më 7 nëntor, pasi që ai mori më së shumti vota nga kolegët e tij, gjithsej 66. Në pajtim me Ligjin për prokurorinë publike, në zgjedhjet për shef të PTHP NKOK të drejtë vote patën të gjithë prokurorët publik në vend.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.